Trajneri i Trepçës ’89 i kënaqur me barazimi ndaj Ferizajt

Trajneri i Trepçës ’89 i kënaqur me barazimi ndaj Ferizajt

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se shmangia e disfatës nga skuadra e Ferizajt në shtëpi ka qenë pikë e kënaqshme, por ka shtuar se skuadra duhet të punojë më shumë në finalizimin e aksioneve.

Mitrovicasit disa herë këtë edicion kanë qenë në avantazh, por kanë lëshuar pikë në fund.

“Mund të themi se barazimi ishte epilog real. Një pikë është e kënaqshme. Neve na mbetet të punojmë për ndeshjet tjera. Patjetër që duhet të punojmë. Nuk mund të jem i kënaqur për ato ndeshjet ku kemi pasur avantazh dhe nuk kemi marrë pikë. Ky është futbolli. Neve na mbetet të punojmë sidomos në përfundimin e aksioneve”, theksoi Idrizi pas barazimit 1:1 të enjten me Ferizajn në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Related Articles