FOTO – Policia publikon ftesën për Molliqajn

FOTO – Policia publikon ftesën për Molliqajn

Policia e Kosovës ka publikuar ftesën për kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj, për t’u paraqitur në polici.

Organet e rendit përmes një postimi në Facebook e kanë konfirmuar arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Arrestimi u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast policia arrestoi të dyshuarin D. M, mashkull 37 vjeç, për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur. /Gazeta Enigma/

Related Articles