“Nuk e përfilli ftesën për t’u paraqitur vullnetarisht” – Policia e konfirmon arrestimin e Molliqajt

“Nuk e përfilli ftesën për t’u paraqitur vullnetarisht” – Policia e konfirmon arrestimin e Molliqajt

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, shkruan Gazeta Enigma.

“Arrestimi u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast policia arrestoi të dyshuarin D. M, mashkull 37 vjeç, për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Molliqaj është arrestuar të martën e një shkurtit nga policia e Kosovës afër zyrave të T7, ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Ai ishte i ftuar në këtë emision për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimit të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së.

/Gazeta Enigma/

Related Articles