Fotografia e liderëve me Mefail Shkodrën, Osmani: Aludimet për shoqërim janë shpifje

Fotografia e liderëve me Mefail Shkodrën, Osmani: Aludimet për shoqërim janë shpifje

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas fotografive që dolën të të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodrës, me vetë presidenten dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Osmani tha se është shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike.

“Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”, u tha tutje. /Gazeta Enigma

Related Articles