Franca në OKB: Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucionet kosovare duhet të jetë prioritet

Franca në OKB: Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucionet kosovare duhet të jetë prioritet

Franca konsideron shumë të rëndësishme zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zëvenëspërfaqësuesja franceze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nathalie Broadhurst, tha se prioritet duhet të jetë zbatimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kthimi i serbëve në institucionet kosovare.

Broadhurst i ka përshëndetur zgjedhjet e 23 prillit në veri, ku tha se ato ishin të qeta.

“Zgjedhjet e mbajtura në veri kanë shkuar pa incidente. Shprehim mirënjohje për Qeverinë e Kosovës për diçka të tilla. Në këtë kontekst zgjedhjet s’mund të paraqesin zgjidhje afatgjate. Prioritet duhet të jetë Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës”, tha ajo.

E dyta e Francës në KS të OKB-së theksoi se presidenti Emmanuel Macron, është i përkushtuar në ofrimin e mbështetjes së tij për paqe dhe stabilitet.

Related Articles