ShBA kërkon themelimin e Asocacionit

ShBA kërkon themelimin e Asocacionit

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku në fokus ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Chollet thotë se ShBA-ja pret takim konstruktiv më 2 maj mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, teksa e ka konsideruar si nevojë urgjente formimin e Asociacionit.

“Pata bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqinë e vazhdueshme të partneritetit ShBA-Serbi dhe fokus të përbashkët në përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Ne presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Related Articles