Frankfurti dhe Rangers kualifikohen në finale të Ligës së Europës

Frankfurti dhe Rangers kualifikohen në finale të Ligës së Europës

Finalja e madhe e Ligës së Europës do të jetë mes Frankfurtit dhe Rangersit, shkruan Gazeta Enigma.

Eintracht Frankfurt ka arritur ta mposht West Hamin me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese dhe janë kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga të dy ndeshjet.

Rangersi është kualifikuar në finale pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Leipzigut duke e shkrirë humbjen me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë ndaj gjermanëve.

Finalja e madhe do të luhet më 18 maj të këtij viti në Sevillë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles