Këtë të diel banorët e fshatit Gushavc të Mitrovicës kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm në lidhje me pagesat e energjisë elektrike, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Shkak i këtij takimi u bë një dokument, i cili u erdhi si njoftim se të njëjtit do të detyrohen që të fillojnë të paguajnë energjinë elektrike, për herë ta parë që nga paslufta, në të kundërtën do të shkyçen nga rrjeti.
Banorët e Gushavcit janë deklaruar se nuk do të pranojnë asesi një vendim të tillë, nëse i njëjti nuk u jepet edhe fqinjëve serbë që jetojnë vetëm disa metra më poshtë.
Gjatë kësaj mbledhje u krijua edhe një grup punues që do të dialogojë me institucionet qendrore për këtë çështje. /Gazeta Enigma/