FSHF-ja padit për shpifje Shefki Kuqin, kishte thënë se Shqipëria i kërkoi para për të luajtur

FSHF-ja padit për shpifje Shefki Kuqin, kishte thënë se Shqipëria i kërkoi para për të luajtur
Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike kishte thënë se në fundvitet 90’ta i janë kërkuar para për t’u pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare, raporton Gazeta Enigma.

Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.



Ai kishte thënë se Federata Shqiptare e Futbollit ia kishte kërkuar 100-200 mijë euro për të luajtur për ta.

“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kshtu. Është shumë vështirë me ia përshkru ni njeri që nuk e ka përjetu atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentu me shku te Shqipëria. Është dasht me dhanë lekë për me lu në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën. Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”, ishte deklarata e ish-lojtarit të Premier League.

Related Articles