Albert Dabiqaj merr topin e firmosur nga gjithë futbollistët e SC Gjilanit

Albert Dabiqaj merr topin e firmosur nga gjithë futbollistët e SC Gjilanit

Sulmuesi i SC Gjilanit, Albert Dabiqaj ka marrë topin e firmosur nga gjithë futbollistët e SC Gjilanit, si rezultat i shënimit të 5 golave në ndeshjen për Kupën e Kosovës ndaj Trepcës 89′, raporton Gazeta Enigma.

Dabiqaj shënoi tri herë në pjesën e parë dhe dy herë në pjesën e dytë.

Në një prononcim për media, Dabiqaj tha se realizimi i 5 golave i dha një ndjenjë të veçantë, duke qenë se kjo i ndodhi për herë të parë në karrierën e tij.

Më të vërtetë është një ndjenjë e veçantë, pasi është diçka që më ndodh për herë të parë në karrierën time. Natyrisht, merita i takon të gjithë bashkëlojtarëve të mi, të cilët më ndihmuan të shënoj këto gola“, tha ai.

Related Articles