Furnizimi me energji nga KEK, sot afati i fundit për bizneset

Furnizimi me energji nga KEK, sot afati i fundit për bizneset

E mërkura shënon datën e fundit që Korporata Energjetike e Kosovës do t`i furnizojë me energji elektrike të gjitha bizneset që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur.

Pas 30 korrikut, Korporata Energjetike ka njoftuar se përfundon furnizimin me energji si Furnizuesin e Mundësisë së Fundit i cili ka nisur që nga 1 qershori.

Rrjedhimisht, pas kësaj date, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Related Articles