Furnizimi me energji sigurohet pas shpërthimit në Zubin Potok

Furnizimi me energji sigurohet pas shpërthimit në Zubin Potok

Është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës pas shpërthimit të djeshëm në kanalin e Ibër Lepencit.

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona, është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës” , ka shkruar ministrja Artane Rizvanolli në Facebook.

“Ibër Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”. Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacënuar. Në të njëjtën kohë, jemi koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale”, ka shkruar Rizvanolli.

“Nga ky akt terrorist është ndikuar edhe furnizimi me ujë. Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm”, ka thënë tutje Rizvanollit.

Related Articles