Këto janë aktivitetet e partive politike që do ti zhvillojnë sot në kuadër të fushatës zgjedhore

Këto janë aktivitetet e partive politike që do ti zhvillojnë sot në kuadër të fushatës zgjedhore

Ka mbetur më pak se një javë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, e partitë politike vazhdojnë me tubimet elektorale, raporton Gazeta “Enigma”.

Sot, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditën e nis me tubim elektoral në Lipjan, duke vazhduar me takime me banorët e tre fshatrave të Shtimes, në Vojnoc, Muzeqinë dhe Rashnicë.

Abdixhiku do të takohet edhe me banorët e Komogllavës së Ferizajt.

Sakaq koalicioni për “Kosovën Fituese” mban tubime në Drenas e Prizren.

AAK me partnerët e koalicionit do të mbajë edhe tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.

Lëvizja Vetëvendosje sot mban tubim në Gjiklan në sheshin “Agim Ramadani”, prej orës 17:00.

Ndërsa PDK dhe Lista për Familjen deri më tani nuk kanë lajmruar se ku do ti zhvillojnë këto takime me qytetarë. /Gazeta Enigma/

Related Articles