Fushë Kosovë: 22-vjeçari e merr të miturën nga parku i lodrave dhe e sulmon seksualisht

Fushë Kosovë: 22-vjeçari e merr të miturën nga parku i lodrave dhe e sulmon seksualisht

Një rast sulmi seksual dyshohet të ketë ndodhur të hënën, në një park të lodrave, në Harilaq të Fushë Kosovës, ku një vajzë 14-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari K.Lika, (22-vjeçar) e ka marrë të miturën në veturën e tij dhe është larguar jo fort larg parkut, ku në një parking dyshohet se me zor e ka prekur në pjesët intime.

Gjithçka dyshohet se u zbulua menjëherë dhe rasti u denoncua nga familja, duke aktivizuar kështu Policinë për arrestimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Related Articles