Fushë Kosovë: Zhduket një vajzë bashkë me dy familjarë të saj, Policia po e heton rastin

Zhduket një vajzë nga Fushë Kosova së bashku më dy familjarë të saj.

Në njoftim thuhet se vajza është zhdukur së bashku me nusen e djalit të tij, ku kjo e fundit kishte pasur edhe djalin e saj.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policiës së Kosovës, ku thuhet se babai i vajzës e ka raportuar rastin.

Prej asaj kohe nuk janë kthyer më dhe nuk dihet vendodhja e tyre.

Ndryshe, lidhur me rastin jane angazhuar njësitet relevante të Policisë dhe janë duke e hetuar rastin.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin’, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles