Guinea ka publikuar listën finale për ndeshjen miqësore me Kosovën që do të zhvillohet në qershor. Janë disa mungesa të rëndësishme te kombëtarja afrikane.
Naby Keita i Liverpoolit dhe Amadou Diawara i Romës janë lënduar dhe do të mungojnë. Ndërsa François Kamano i Lokomotivës së Moskës ka njoftuar se nuk mund të grumbullohet me ekipin, sepse do të martohet.
Kjo është lista e plotë e Guinesë e paraqitur grafikisht.