Galatasaray eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve, Zhegrova me performancë fantastike

Galatasaray eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve, Zhegrova me performancë fantastike

Skuadra turke, Galatasaray, ka eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve, me ndeshjen kthyese që përfundoi me rezultat 3-2 në favor të ekipit italian.

Megjithatë, duke llogaritur rezultatin e përgjithshëm, Galatasaray shkoi tutje në 1/8 e finales, me rezultatin 7-5.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Juventusit, me golin e Manuel Locaktellit nga penalltia.

Njeriu që ndryshoi rrjedhën e takimit ishte Edon Zhegrova. I futur në lojë vetëm pak minuta para golit të dytë, ai pati një impakt të menjëhershëm dhe vendimtar.

Te goli i dytë, aksioni nisi pikërisht nga Zhegrova, i cili krijoi epërsi në krah dhe pasoi e Pierre Kalulu i cili menaxhoi topin mirë brenda zonës, duke çuar te Federico Gattit që shënoi në minutën e 70-të për 2 -0.

Ndërsa në golin e tretë, ishte sërish Zhegrova ai që ndezi aksionin. Ai harkoi nga një goditje dënimi te Teun Koopmeiners që asistoi brenda zonës, ndërsa Ëeston McKennie realizoi në minutën e 82-të për 3-0, duke çuar stadiumin në delir.

Në vazhdime, ishte Galatasary që shënoi dy gola, përmes Osimhen dhe Yilmaz.

Related Articles