Në Francë po mbahen Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kosova kishte disa përfaqësues në këtë kompeticion garues.
Nëntë ishte numri i përgjithshëm i garuesëve kosovarë që morrën pjesë në këto gara. Paraqitja e tyre ishte e mirë.
Dy prej garuesëve u stolisën me medalje gjithashtu.
Zakonshëm, pritshmëritë ishin të mëdha tek sporti i xhudos sa i përket sigurimit të medaljeve dhe ashtu ndodhi.
Distria Krasniqi, në kryeqytetin francez e “rrëmbeu” medaljen e argjendtë.
Ajo në finale u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova.
Kurse, medalja tjetër erdhi nga Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e bronztë.
23-vjeçarja e mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo, duke shënuar një sukses të madh në debutim.
Ndërkaq e arta e “Tokyo 2020”, Nora Gjakova, kësaj rradhe nuk pati paraqitje e cila do të linte gjurmë.
Ajo u mposht qysh në rundin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë, nga monglezja Lkhagvatogo.
As xhudisti Akil Gjakova nuk arriti të marrë ndodnjë medalje. Ai u mposht nga japonezi, Soichi Hashimoto.
Pa medalje mbeti edhe Loriana Kuka, e cila me këtë rast i dha fund karrierës së saj si xhudiste.
Gjithashtu edhe garuesit e sporteve të tjera kësaj radhe mbëten pa ndonjë çmim.
Nga tri pjesëmarrjet në Lojërat Olimpike, Kosova ka rrëmbyer pesë medalje – të gjitha nga xhudoja.
Në debutimin e Kosovës në LO, në vitin 2016 në Rio, Majlinda Kelmendi ishte stolisur me të artën.
Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe Distria Krasniqi edhe Nora Gjakova në “Tokyo 2020”, e cila ishte mbajtur një vit më vonë shkaku i pandemisë së COVID-19. /Gazeta Enigma