Gary Neville kritikon vendimin e Mikel Artetas për të pasur dy portierë të nivelit të lartë

Gary Neville kritikon vendimin e Mikel Artetas për të pasur dy portierë të nivelit të lartë

Arsenali ka sjellë David Raya nga Brentford këtë verë pasi trajneri Mikel Arteta dëshiron konkurrencë për rolin e portierit gjatë sezonit 2023/24.

I ardhuri Raya, por edhe Aaron Ramsdale kanë filluan të gjitha 38 ndeshjet në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe është e vështirë të shohësh se cili portier do të ‘kënaqet’ me një vend në stol.

Duke folur për Sky Sports, Gary Neville e ka kritikuar këtë vendim duke thënë se asnjëherë nuk ka funksionuar kjo gjë në asnjë klub.

“Unë e kam thënë këtë më parë, nuk jam një tifoz i konkurrencës për portierët, mendoj se ju duhet portieri numër një i qartë dhe më pas një numër dy. Kjo është pikëpamja ime”.


“Përfundoni me një situatë sa herë që një portier bën një gabim, të cilin ata e bëjnë në mënyrë të pashmangshme, i bie që të luani me portierin tjetër javën e ardhshme. Nëse e bëni këtë e keni minuar situatën”.
“Do të doja ta shihja Chelsean para tyre” – Rio Ferdinand parashikon se ku do të përfundojë Arsenali në fund të sezonit aktual
“Ata tani janë në ankth se nëse bëjnë një gabim, ata janë jashtë. Kështu që unë jam shumë i interesuar të shoh se çfarë do të bëjë Mikel Arteta me të këtë sezon dhe si do e menaxhojë, sepse nuk e kam parë kurrë të funksionojë më parë, vërtet”, ka thënë Neville.

Related Articles