Gashi me akuza ndaj Speciales: Nuk është e Kosovës, nuk po e respekton asnjë ligj tonin

Gashi me akuza ndaj Speciales: Nuk është e Kosovës, nuk po e respekton asnjë ligj tonin

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur sot procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Për mbajtjen e seancës, derisa në Kosovë është ditë pushimi ka reaguar avokati Tomë Gashi, i cili përmes një statusi në Facebook, ka thënë që kjo Gjykatë sipas tij, nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës.

“Kjo Gjykatë, fatkeqësisht, ka qenë vetem një ditë Gjykatë e Kosovës – me 3 gusht 2015, kur është votuar Ligji për të! Përveç që nuk ka asnjë shenjë të Republikës së Kosovës, për t’i hyrë në hatër Serbisë, kjo Gjykatë haptazi nuk po e respekton asnjë Ligj të Kosovës, pasi që sot është duke mbajtur gjykimin në rastin e Z. Thaçi, Veseli, Krasniqi, e Selimi. Në këtë rast janë, së paku, dy të këqija: (1) që Gjykata Speciale po mbanë gjykim në ditë festë dhe (2) që ne po festojmë tepër shumë dhe po punojmë teper pak”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles