Gastronomia do ta zhvillojë aktivitetin edhe brenda hapësirave

Gastronomia do ta zhvillojë aktivitetin edhe brenda hapësirave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kanë ndryshuar masat kundër COVID-19.

Ai ka theksuar se nga e hëna gastronomia do të zhvillojë aktivitetin e tij edhe brenda hapësirave.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet  publik dhe privat që punojnë me palë”, tha Vitia.

Related Articles