Mesfushori i Barcelonës, Gavi bëhet lojtari i tretë nga klubi katalunas që shpallet futbollisti i ri më i mirë në botë, pasi fitoi çmimin “Golden Boy” apo djaloshi i artë.
Klubi katalunas, Barcelona ka një tjetër djalosh të artë. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin spanjoll, Gavi.
Një javë pas të cilës ai tashmë fitoi ‘Trofeun Kopa’ nga France Football, statusi i Gavit si futbollisti i ri më i mirë në botë është çimentuar edhe më shumë nga ky çmim i dytë.
Në një konferencë shtypi në Hotel Villa Igiea di Palermo, emri i Gavit u lexua përpara atyre të Edouardo Camavinga, Jude Bellingham dhe Jamal Musiala.
Çmimi prestigjioz i paraqitur nga gazeta sportive italiane Tuttosport shkon për lojtarin më të mirë në botë nën 20 vjeç.
“Golden Boy” për vitin 2021 e fitoi gjithashtu një tjetër lojtar i Barcelonës, Pedri, ndërsa i pari nga Barcelona që e fitoi atë ishte Lionel Messi në vitin 2005.
European Golden Boy 2022 is…
GAVI#GoldenBoy2022 pic.twitter.com/N2kLpoOwE5— Golden Boy (@GoldenBoyAwards) October 21, 2022