Raportohet se në qendra tregtare, ende po shitet peshku që u gjetën krimba në të

Raportohet se në qendra tregtare, ende po shitet peshku që u gjetën krimba në të

Pavarësisht një vendimi të Gjykatës për asgjësimin e një sasie peshku të kontaminuar, ky produkt vazhdon të dalë në treg dhe të shitet te qytetarët.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se në një nga marketet e njohura, po shitet ende peshku i llojit “Hake”, i kompanisë “Delfin”, në të cilin janë gjetur krimba deri në 2–3 centimetra të gjatë.

Sipas Mehmetajt, përmes një postimi në rrjete sociale, ky peshk ishte pjesë e një ngarkese që Gjykata Komerciale kishte urdhëruar të asgjësohej, pas konstatimeve të bëra nga organet përkatëse të sigurisë ushqimore.

Kujtojmë se dje Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se ka nisur procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse.

Related Articles