Gazetari Sadiku kërkon nga presidenti Duka që të reagoj për përjashtimin e tij nga EURO 2024

Gazetari Sadiku kërkon nga presidenti Duka që të reagoj për përjashtimin e tij nga EURO 2024

Gazetari i Artmotion, Arlind Sadiku, ka kërkuar nga presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka, që t’i reagojë UEFA-së në lidhje me përjashtimin e tij nga pjesëmarrja e çdo eventi në EURO 2024, pasi që i njëjti bëri me duar shqiponjë dykrenore përballë tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi – Angli, shkruan Gazeta Enigma.

Sadiku tha se Duka do të duhej të reagonte, pasi që ky përjashtim ka të bëjë me Shqipërinë dhe vlerat që posedon ajo.

Sadiku po ashtu tha se nuk ka parë asnjë reagim nga institucionet e Kosovës.

“Po më vijnën kërcënime për të më shfarosë nga serbët”, deklaroi Sadiku. /Gazeta Enigma

Related Articles