Zyra e Rregullatorit për Energji para disa ditësh ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë në muaj.
Gazetari Enis Veliu ka publikuar faturën e rrymës që i ka ardhur për këtë muaj.
Aty shihet se rryma i është faturuar rreth 500 euro për një muaj.
“Fatura e fundit 489.18€”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, në arsyetimin e vendimit, ZRRE ka thënv se ka vendosur ta aprovojë këtë strukturë tarifore, pasi vlerësojnë se ajo reflekton drejt kostot e shërbimit sipas kategorive të konsumatorëve dhe nxit kursimin e rrymës
Sipas ZRRE-së, 70 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë konsumin e 800 kilovatëve për orë të konsumit të energjisë elektrike.