Gazetarja tregon për gjendjen shëndetësore të moshuarës që u sulmua fizikisht në Pejë

Gazetarja tregon për gjendjen shëndetësore të moshuarës që u sulmua fizikisht në Pejë

Gazetarja e T7, Blerta Zuka qëndroi në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, aty ku u rrah dhe u dhunua psiqikisht një grua e moshuar.

Në një lidhje direkte në Frontal të T7, gazetarja tha se ka mundur të fliste pak me të moshuarën, për të cilën tha se po qëndron ende në qendrën “Orenda”.

“Ajo ishte duke qarë dhe nuk mund të fliste më shumë”, tha gazetarja.

Ajo tregoi se familjarët e saj ishin në gjendje të rëndë, po ashtu.

“Thanë se po presin një dokument për ta marrë nga kjo qendër”, tha gazetarja.

Related Articles