Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka mohuar lajmin se është kapur në flagrancë nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë, duke mashtruar me cilësinë e benzinës.
Berjani në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se e gjithë kjo është një gënjeshtër e kulluar.
“Gënjeshtër e kulluar, ky ka qen rast i vitit 2014 ku unë kam kundërshtua ligjin e naftë i cili ka kalua në viti 2022 dhe kam kundërshtua trupat inspektuese, ku ne at kohë korrupsioni ka pas lulëzuar shumë. “Dilloni benz” ka cilësi të garantuar dhe sasi të garantuar, është ma i liri në treg dhe ma i miri pa kompromis”, ka thënë Berjani.