Mjeku Faruk Gashi është suspenduar nga puna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, shkruan Gazeta Enigma.
Ai nuk u kishte shërbyer pacientëve në këtë qendër duke u thënë të shtunën se EKG-ja është jashtë funksionit.
Por, sipas Drejtorisë së Shëndetësisë, deklarimi i Gashit ka qenë i rrejshëm.
“Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shkelzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm. Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim të Komunës së Lipjanit.
“Askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/