Gent Hyseni shpallet nënkampion i Evropës në Kickbox

Gent Hyseni shpallet nënkampion i Evropës në Kickbox

Gent Hyseni ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian të Kickbox-it, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke u shpallur nën-kampion në kategorinë deri në 71 kilogramë.

Pas disa ndeshjeve të vështira, Hyseni u ndal vetëm në finale nga ukrainasi Danylo Yakovenko, duke humbur me pikë, por performanca e tij mbeti e shkëlqyer, duke treguar përkushtim dhe talent të madh.

Ai përfaqësoi me krenari Kosovën dhe klubin “Prishtina Fight Club”, duke shkruar një tjetër faqe suksesi për sportin kosovar.

“Luftë e fortë… Rezultat i ngushtë… Vend i dytë, por fitore në shpirt!”, shkroi faqja zyrtare e Federatës së Kickbox-it të Kosovës.

Related Articles