Gerhard Progni është njëri nga futbollistët më të mirë të kampionatit kosovar dhe jo vetëm.
Futbollisti i Sport Club “Gjilani” ka mundur të lëndohet rëndë në ndeshjen ndaj FC Drenicës, pasi që futbollistët e kësaj skuadre në disa momente kanë ndërhyrë në mënyrë brutale ndaj tij.
Gazeta “Enigma” ka siguruar dy ndërhyrje tejet brutale ndaj tij.
Ndërhyrja e parë e futbollistit Ermal Veliqi nuk u konsiderua as faul dhe as për karton, megjithëse Progni u lëndua rëndë.
Ndërhyrja e dytë ishte e futbollistit Fatlum Gashi, i cili e pësoi, por vetëm pas sinjalizimit të VAR, pasi që gjyqtari Mentor Ajeti nuk e konsideroi si të qëllimshme.
Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht që Sport Club “Gjilani” do të deponojë një ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës në lidhje me të gjitha rastet për të cilat pretendon se është dëmtuar.
/Gazeta Enigma/