Kryediplomatja Donika Gërvalla, ishte sot pjesë e seancës në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku u fol për Kosovën. Përballjen kryesore, Gërvalla e pati me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që ajo ia tha se është një “Sllobodan i vogël”.
Gërvalla iu drejtua Daçiqit me keqardhje, pasi tha se për të është e vështirë ta pranojë se e kanë humbur Kosovën në 99-ën, ndaj edhe përdorë një retorikë nënçmuese ndaj Kosovës.
“Sapo treguat sot pse njerëzit në Serbi, në vitet e 90-ta ju kanë quajtur “Slloba i Vogël”. Pra, një Slobodan i vogël, një Millosheviq i vogël, shkaku i ‘bossit’ tuaj. E kuptoj se jeni i zemëruar, dhe e njoh këtë gjuhë që moti, sepse nuk jam në politikën evropiane qe dy a tre vite. Por, ju e keni të vështirë t’ua shpjegoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në 99-ën, ndaj mbani retorikë të tillë. Unë mendoj që populli i Serbisë nuk meriton diçka të tillë. E vërteta dhemb, e dimë”, tha Gërvalla.
“Më vjen keq për ju sepse ju jeni fqinji jonë dhe ne duhet të përballemi me ju”.