Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u takua me delegacionin e Danimarkës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Mogens Jensen.
Takimi u fokusua në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në progresin e Kosovës në të drejtat e njeriut e të komuniteteve pakicë.
Gërvalla njoftoi delegatët për situatën e sigurisë në veri të vendit, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të orkestruar nga Serbia.
Ajo theksoi që për stabilitetin e rajonit, domosdoshmëri janë sanksionet ndaj Serbisë, si pasojë për veprimet e saj të dhunshme.