Veprimet destabilizuese të Serbisë i ka cilësuar si të rrezikshme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton Gazeta Engima
Këto deklarata Gërvalla i ka bërë në takimin me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.
“Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, e cila sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore”, thuhet në komunikatën e MPJD-së
Në këtë takim ajo gjithashtu ka falënderuar homologen kanadeze për mbështejen që shteti i saj ka dhënë për Kosovën, derisa në fund të takimit, Gërvalla i ka dhuruar Ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën. / Gazeta Enigma
Gërvalla i thotë Ministrës Joly: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkan
