Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për letrën që ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u zotua se deri në fund të majit, Kosova do ta dërgonte draft-statutin e Asociacionit deri në fund të majit.
Gërvalla tha se po ta konsideronte qeveria se letra e dërguar sot është e vonuar, do ta dërgonin më herët e jot sot, teksa përmendi që për letrën e dërguar në Asamblenë Parlamentare, janë konsultuar edhe me partnerë ndërkombëtarë.
“Dua të ruajë procesin dhe s’do të bisedojmë sot as rreth partnerëve që na përkrahin në këtë kërkesë e as sigurimit të përkrahjes”.
“Ne e kemi shprehu vullnetin tonë për të kontribuar në mënyrë konstruktive, e dimë që nuk është i lehtë për qeverinë këtë hap, por e kemi shprehur vullnetin tonë dhe shpresa jonë është e madhe që ky zotim i yni të merret seriozisht dhe të çojë në anëtarësimin në KiE”, tha Gërvalla.
Më tej, Gërvalla tha se zotimi i sotëm është serioz dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të bërë më 18 mars 2023 në Ohër, më 2 maj 2023 në Bruksel por edhe gjatë javëve të fundit.
“Një draft-dokument i qeverisë do të ishte plotësisht në përputhje me kushtetutën tonë, përfshirë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, letrën e Mogherinit dhe Choletit dhe Escobarit”.
“Kjo ofertë është refuzuar dy herë. Shpresojmë të pranohet këtë herë, por kjo varet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe jo më nga ne”, tha ajo.