Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por kërkon vetëm krijimin e Asociacionit në Kosovë.
Sipas saj, nëse ndodh kjo, atëherë Asociacioni kthehet në kalë troje për Kosovën, siç ka ndodhur me Republikës Sërpska në Bosnje.
“Vuçiq dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne do të mbajmë premtimin e bëra”.
“Përndryshe nxjerrja e këtij drafti nga ajo pako, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovë, përndryshe është një kalë troje si republika Sërpska në Bosnje”.
“Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.Kaq është kjo puna e Asociacionit”, tha Gërvallë për Syri TV.