Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se nuk presin ndonjë rezultat nga takimet me Serbinë pasi sipas saj në pranverën e ardhshme presidenti serb, Aleksandar Vuçiq hyn në zgjedhje.
Ajo ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për gjetjen e zgjidhjeve edhe me fqinjin verior por nevojitet një gjuhë tjetër nga Serbia dhe një seriozitet i partnerëve në këtë proces.
Ndërkaq sa i përket çështjes së vizave, ajo ka thënë se më së voni pas zgjedhjeve në Francë do të hiqet skepticizmi i këtij shteti për liberalizmin e vizave.
“Rezultati qëndron në atë që nga takimi i kaluar ka pasur shkëmbime shumë intensive sidomos jo vetëm me Francën, jo vetëm MPJ por edhe MPB ka qenë shumë e angazhuar që dilemat të mund të sqaroheshin. Nga z. Sveçla kam dëgjuar që takimet me delegacionet franceze kanë qenë shumë të frytshme. Nuk dua të përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të kemi ndryshim të kësaj qasje. Ne shpresojmë që më së voni pas zgjedhjeve në Francë do të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë ajo. / Gazeta Enigma.