Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vazhduar qëndrimin në Itali.
Pas vizitës në Kalabri, ajo ka takuar presidenten e Provincës Cosenza, Rosaria Succuro dhe kryetarët e bashkive arbëreshe.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën “X”.
“U diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve tona dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Kosovën”, ka shkruar Gërvalla.
Excellent meeting with the President of Cosenza Province, @RosariaSuccurro, and the mayors of Arbëreshë municipalities.
Discussed ongoing collaboration between our communities and ways to deepen economic and cultural cooperation with Kosova. pic.twitter.com/GIM81hD9f9— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) April 1, 2024