Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla po merrë pjesë në takimin e grave ministre të Punëve të Jashtme.
Atje ajo ka takuar homologet e saj nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos.
Gërvalla është shprehur se është duke hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada.
“Nga Takimi i Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Esëatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke ndarë një video nga aktivitetet e saj atje. /Gazeta Enigma