Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë që dialogu mund të përfundojë shpejt, nëse Serbia heq dorë nga pozicioni për bllokimin e procesit.
Këto deklarata, Gërvalla i bëri pas konferencës së përbashkët me ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ku tha që në këtë takim u theksua rëndësia që dialogu Kosovë-Serbi, të përfundojë sa më shpejtë.
“Ne folëm edhe për dialogun që Kosova po e zhvillon me Serbinë rreth njohjes së ndërsjellë, duke vënë në pah edhe propozimet tona shumë konkrete. Nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces, i cili do të mund të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqte dorë nga pozicioni i saj për bllokimin e procesit”, tha ajo./Gazeta Enigma/