Gërvalla tregon çka thanë tre policët kosovarë

Gërvalla tregon çka thanë tre policët kosovarë

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka folur sot në një konferencë për media pas vizitës që i është bërë policëve të kidnapuar nga Serbia.

“Vizita është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë. Ata kanë theksuar: Më 14 qershor, duke ngrënë drekën janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar të cilët i kanë sulmuar, çarmatosur, dhe më pas i kanë dërguar tek makinat e tyre. Disa pjesëtarë kanë shkrepur armët në ajër, për të shkaktuar panikë tek oficerët policorë. Në momentin e kidnapimit, tre policët kanë qenë duke ngrënë drekë”, tha ajo.

Tutje, Gërvalla tha se policët kanë thënë se nuk janë keqtrajtuar, por që nuk u është dhënë ushqim i mjaftueshëm.

“Pas kidnapimit ata janë dërguar në Rashkë, ku më pas forca të tjera i kanë dërguar në Beograd ku janë mbajtur deri më 16 qershor. Gjatë kësaj periudhe kanë thënë se nuk janë maltretuar fizikisht por nuk u është dhënë ushqim i mjaftueshëm, por vetëm nga një copë bukë. Aty ju jepet ushqim në bazë të rregullta ditore, edhe pse cilësua nuk është e mirë. Shem Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet që i përdor për gjendjen e tij shëndetosore”, tha ajo.

“Atyre ju është thënë se do të mund të vizitohen nga familjarët në ditën e premte”, bëri të ditur Gërvalla. 

Related Articles