Gërvalla tregon se çfarë u bisedua në takimin me Grlic: Ministri kroat më dha një lajm të mirë

Gërvalla tregon se çfarë u bisedua në takimin me Grlic: Ministri kroat më dha një lajm të mirë

Ministri I Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman dhe ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, pas takimit bilateral kanë mbajtur konferencë për media, raporton Gazeta Enigma.

Gërvalla gjatë kësaj konference tha se Grlic jo vetëm që është ministër i një shteti por shquhet edhe në të kaluarën për mbështetjen e Kosovës.

Tutje, Gërvalla ka shprehur falenderime për ministrin kroat, që vazhdon t’a mbështes Kosovën, duke theksuar raportin e shkëlqyer mes dy vendeve, miqësinë, bashkëpunimin bilateral në shumë fusha të ndryshme.

Biseduam gjithashtu për prioritetet për politikat e jashtme të Kosovës dhe integrimet euroatlantike, për shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në rrafshin ekonomik, kulturor, shkencor. Gjithashtu biseduam gjatë edhe për procesin e libaralizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku Kroacia është në mbështetje e fort për vendin tonë. Në kuadër të menaxhimt të pandemisë, biseduam dhe ministri kroat më dha një lajm të mirë, por që do të komunikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Shprehem gjithashtu përshkushtimin e përbashkët që të shtyjm marrëveshjet bilaterale të cilat ende janë në proces e sipër, që lidhen me njohjen e patentë shoferëve, me transferimin e të dënuarve, promovimin reciprok dhe mbrojtjen”, tha Gërvalla në konferencë.

Gjatë kësaj konference, Gërvalla nuk i shpëtoi pyetjes se a ka ndryshuar raporti i saj me Gjykatën Speciale, në aspektin kur ajo ka qenë aktiviste dhe tash kur ka pozitën e Minstres së Punëve të Jashtme dhe se a ka qenë ndonjëherë në ndonjë formë dëshmitare në Hagë.

Por, përgjigja e saj ishte shumë e shkurtë.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologur kroat, as nuk kam qenë dhe as nuk jam. Mendoj se përgjigja është e mjaftueshme”, tha Gërvalla para mediave në konferencë.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles