Selektori Alain Giresse ka folur edhe për sulmuesin e krahut, Arbnor Mujën, i cili ka fituar titullin e kampionit me Antëerpin në Belgjikë.
Muja nuk është përfshirë në listën e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, por Giresse thotë se e kishte ftuar.
Madje, trajneri ka thënë se Muja ka kërkuar garanci se do të jetë titullar për të qenë pjesë e grumbullimit, gjë që nuk ia ka garantuar Giresse.
“Sa i përket Mujës, në fakt e kam ftuar për miqësoret që i kemi pasur në nëntor por nuk ka ardhur. Pastaj e kam ftuar për ndeshjet e muajit mars dhe ishte pjesë e ekipit”, u shpreh Giresse.
“Sa i përket këtyre ndeshjeve, Muja ka kërkuar garanci për vendin e titullarit, gjë që i kam shpjeguar se askush nuk e ka të garantuar një gjë të tillë. Dhe, nëse mendon kështu, atëherë është më mirë mos të vijë sesa të vije e të mos luaj”.