Trajneri francez, Alain Giresse ka debutuar me fitore te Kosova duke e mposhtur Burkina Fason me rezultat 5-0.
Giresse ka deklaruar pas ndeshjes së ishte e rëndësishme për të që ta fillonte karrierën te Kosova me fitore.
“Padyshim shumë me rendësi që ta fillojë karrierën tek Kosova me një fitore. Kjo do të na jep motiv për ndeshjet e ardhshme. Jemi paraqitur me një ekip ndryshe në këtë takim, në ndeshjen ndaj Zvicrës do të kemi një tjetër skuadër. Kjo është ajo që dua, t’i njoh të gjithë futbollistët”, tha Giresse.
Trajneri francez ka deklaruar se është i kënaqur me debutimin e Lumbardh Dellovës, lojtar i cili luan në Superligën e Kosovës.
“Jam shumë I kënaqur, sidomos për Lumbardh Dellovën, i cili vjen nga liga e Kosovës. Duke shpresuar të motivojë edhe pjesën tjetër të futbollistëve që luajnë në Kosovë. Mirëpo, nuk do ta veçoja dikë, pasi secili ka dhënë kontributin e vet”, ka deklaruar Giresse.
Kujtojmë që Kosova më 29 mars luan ndaj Zvicrës më 29 mars në Cyrih./GAZETA ENIGMA/