Kapiteni Ujkani e cilësoi shumë të bukur fitoren ndaj Burkina Fasos

Kapiteni Ujkani e cilësoi shumë të bukur fitoren ndaj Burkina Fasos

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani e ka cilësuar shumë të bukur fitroren ndaj Burkina Fasos.

Ai ka thënë se fitorja është e rëndësishme për të kthyer frymën pozitive në skuadrën e “Dardanëve”. Kosova mposhti në Prishtinë 5:0 përfaqësuesen e Burkina Fasos.

“Ishte me rëndësi ta fillonim mirë dhe ishte qëllimi të mos pësojmë gola. Nuk ishte lehtë kundër kundërshtarit siç është Burkina Fasos, por krijuam aksionet dhe shënuam fitore shumë të bukur”, ka thënë Ujkani. Ujkani ka lavdëruar punën e trajnerit Alain Giresse. “Kemi një raport të mirë me trajnerin, histori flet dhe ne kemi shumë respekt për të. Është fillimi dhe jemi në fazën që duhet të krijojmë atmosferën pozitive me rezultate, sepse vetëm rezultatet sjellin atmosferën pozitive”, është shprehur Ujkani.

Related Articles