Gjakovë: Ia publikon ish të dashurës fotot që ajo ia kishte dërguar sa kishin qenë në lidhje

Një person ka publikuar fotot e një gruaje të cilat ajo ia kishte dërguar sa kanë qenë në lidhje dashurie.

Sipas policisë, fotografitë kanë “përmbajtje erotike”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM/Gjakovë 15.06.2023 – 18:00. Me datën 17.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar në forma të ndryshme viktimën femër kosovare dhe në emër të saj në rrjetin social kishte hapë llogari ku kishte shpërnda foto të viktimës me përmbajtje erotike të cilat foto viktima më parë ja kishte dërguar të dyshuarit derisa kishin qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.

Related Articles