Deputeti gjerman kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë

Deputeti gjerman kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë

Deputeti gjerman, Andreas Schwarz, nga radhët e Social-Demokratëve, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapnuar nga Serbia.

Veç kërkesës për lirimin e tyre, ai është i besimit se treshja është rrëmbyer nga Kosova.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer të Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën”, deklaroi deputeti Schwarz në një postim në Twitter.

Tre policë të Kosovës u kidnapuan më 14 qershor nga territori i Republikës së Kosovës. Kërkesë për lirimin e tyre pati nga ShBA-ja, Gjermania, Britania e të tjerë. 

Related Articles