Një grua në Gjakovë ka lajmëruar në polici dy persona për veprat penale “Dhunim” dhe “Sulm seksual”.
Ajo ka raportuar se këta dy persona në periudha të ndryshme kohore kanë kryer këto vepra ndaj saj.
Njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.
“Gjakovë 15.08.2023-23:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.