Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një sulm në një qytet bregdetar pranë Athinës, tha policia greke të hënën.
Nuk kishte asnjë të dhënë të menjëhershme mbi motivin e sulmit.
Një deklaratë e policisë tha se trupat u zbuluan këtë mbrëmje në Artemida, rreth 20 kilometra (12 milje) në lindje të Athinës.
Anise nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave apo identitetin e viktimave.
Televizioni shtetëror ERT tha se tre prej trupave u gjetën brenda një makine dhe se një pistoletë besohet të jetë përdorur në të shtënat.
Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë.