Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 26.977. / Gazeta Enigma.
Gjashtë persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë
