Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë 6 raste aktive me koronavirus.
Ministria bën të ditur se në 24 orët e kaluara nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.
Sipas Ministrisë në këtë periudhë raportuese janë shëruar 3 persona.
Nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.202 persona.
Ndërkaq, nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1.836.725 doza të vaksinimit.